Mirlind Daku

Sport

E konfirmon trajneri i Rubin Kazan, Mirlind Daku është dëshirë e Fiorentinës

13 Gusht, 14:22| Përditesimi: 13 Gusht, 14:26

  • Share

Rashid Rakhimov, trajneri i Rubin Kazan, foli pas ndeshjes së humbur 3-0 kundër Zenit Shën Petersburgut. Gjatë intervistës, tekniku i rusëve u shpreh edhe për merkaton, duke përmendur Fiorentinën, një nga klubet më të interesuara për Mirlind Dakun (27 vjeç).

Duke komentuar lidhjen e merkatos mes Daku, Rubin Kazan dhe Fiorentinës, Rakhimov tha: “Siç e kam kuptuar unë, Fiorentina do ta shesë Kean. Dhe po, ata janë të interesuar për Dakun”.

 ‘Vjollcët’ janë duke pritur ta shesin Moise Kean për rreth 60 milionë euro në Arabinë Saudite, teksa Daku është në listën e dëshirave të tyre. Daku sapo ka zgjatur kontratën me Rubinin deri në vitin 2029 ku fiton 2 milionë euro në sezon (pa bonuse), por një ofertë rreth 20 milionë euro nga Fiorentina mund të bëjë klubin rus të heq dorë nga Daku.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?