Rey Manaj

E konfirmon trajneri, Rey Manaj mungon gjatë! Probleme për Sylvinhon

8 Tetor, 10:05| Përditesimi: 8 Tetor, 10:10

  • Share

Rey Manaj u rikthye në Kombëtare pas një mungese prej afro dy vitesh e gjysmë, por sulmuesi lushnjar duket i pafat pasi një lendim muskulor me ekipin e tij Sivasspor e ka lënë jashtë fushe.

Pas humbjes së fundit, trajneri i Sivasspor, Bulent Uygun ka thënë se Manaj do jetë mungesë e madhe dhe pritet që mos kthehet shpejt, çka shton dyshimet se dëmtimi ka rezultuar më i rëndë nga sa pritej. Kjo situatë të shtyn të besosh se nuk do jetë as pjesë e Kombëtares për ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve në nëntor.

“Do të bëjmë maksimumin që të rikuperojmë lojtarët pas sfidave të kombëtareve. Rey Manaj nuk do të jetë me ne për një kohë të gjatë për shkak dëmtimi”, ka theksuar shkurtimisht Uygun. Pesë ndeshje dhe një gol për Manaj këtë sezon me Sivasspor në Turqi.

Kombëtarja do të luajë ndaj Çekisë më 11 tetor në orën 20:45 në “Epet Arena” dhe 3 ditë më vonë ndaj Gjeorgjisë në orën 18:00 në “Mikheil Meskhi”. Në muajin nëntor kuqezinjtë do të luajnë kundër Çekisë më 16 nëntor në orën 20:45 dhe më 19 nëntor në orën 20:45 ndaj Ukrainës, takime këto që do të zhvillohen në “Air Albania”.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?