Portieri legjendar i Real Madrid, Iker Casillas, do të jetë kandidat për president në federatën spanjolle të futbollit. Lajmi është konfirmuar nga vetë futbollisti në rrjetet sociale, teksa ka shkruar:
“Po, do të paraqes kandidaturën time në momentin kur do të thirren zgjedhjet e Federatës Spanjollë të Futbollit. Së bashku do përpiqemi të dërgojmë edhe Federatën tonë në majën e botës, ashtu si futbolli spanjoll.”
Kujtojmë që Kasijas, aktualisht është pjesë e Portos, në kampionatin portugez, teksa ende nuk ka komunikuar largimin e tij nga futbolli. Kjo gjë pritet të ndodhë në momentin që ai do të dorëzojë kandidaturën për president të federatës.