Foto ilustruese

E konfirmuar, Italia kandidate për të pritur Europianin 2032

13 Prill 2023, 13:26
  • Share

Italia është zyrtarisht kandidate për të pritur Kampionatin Europian të futbollit të planifikuar për vitin 2032. Lajmi është bërë i ditur nga UEFA përmes një njoftimi zyrtar të lëshuar në kanalet e saj të komunikimit. Do të jetë një sfidë me Turqinë, shtet që ka paraqitur kandidaturën e tij edhe për vitin 2028.

“UEFA ka marrë sot tre dosje oferte nga shoqatat kombëtare të interesuara për të pritur Kampionatin Europian të vitit 2028 dhe 2032. Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda (të përfaqësuar nga shoqatat e futbollit të Anglisë, Irlandës së Veriut, Republikës së Irlandës, Skocisë dhe Uellsit) kanë dorëzuar oferta për EURO 2028. Federata Turke e Futbollit ka paraqitur ofertën e saj për të pritur EURO 2028 ose 2032 dhe sa i përket Italisë, Federata e Futbollit ka paraqitur ofertën e saj për EURO 2032. UEFA dëshiron të falënderojë të gjitha shoqatat kombëtare për dërgimin e dosjeve të tyre. Gjatë muajve të ardhshëm, administrata e UEFA-s do të vlerësojë secilën nga ofertat, me votën e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe përcaktimin se kujt do t'i jepet e drejta për të pritur të dy edicionet do jetë në tetor. Procedura e plotë e votimit mund të gjendet në rregullat e ofertës së UEFA EURO", njofton UEFA.

Për Italinë, qytetet e përcaktuara për të pritur fazën finale të Kampionatit Europian janë Milano, Torino, Verona, Genova, Bolonga, Firenze, Roma, Napoli, Bari dhe Cagliari. Qyteti i Palermos do të vazhdojë të jetë i përfshirë në procesin e mbështetjes së kandidaturës.

Pritet që Italia ta ketë të vështirë fitimin e së drejtës për këtë organizim, pasi infrastruktura e stadiumeve të saj nuk është në më të mirën e mundshme, teksa kërkohen investime në stadiume.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?