Jose Mourinho në Tiranë me trofeun e CL

E konfirmuar, Partizani miqësore luksi me Romën në Tiranë! Jose Mourinho rikthehet në Shqipëri

3 Gusht 2023, 14:10| Përditesimi: 3 Gusht 2023, 16:13

  • Share

Partizani dhe Roma do zhvillojnë një miqësore luksi më 12 gusht në "Air Albania", duke nisur nga ora 20:00. Në Tiranë, skuadra e Serie A do rikthehet në kryeqytetin shqiptar pas fitimit të trofeut të Conference League në majin e 2022. Lajmi i miqësores kishte kohë që përflitej, teksa është konfirmuar nga kryeministri Edi Rama. "Rikthehet në Tiranë perandori i ri i Romës. Mirë se vjen Jose', shkruan Rama. 


Përballë kampionëve të Shqipërisë do të jetë Roma e Jose Mourinhos, e cila do të zbarkojë për herë të dytë në Tiranë pas finales së Conferencë League majin e vitit të kaluar, ku edhe fitoi trofeun. Ndeshja mes Romës dhe Partizanit do të luhet 2 ditë pas sfidës me Valmieran që të kuqtë luajnë në transfertën e Letonisë për Conference League. 

Për Mourinhon do të jetë hera e dytë që do të zbarkojë në kryeqytet, ndërsa ka kujtime të bukura nga Tirana, ku në “Air Albania” fitoi edhe trofeun e Conference League. Pas Egnatias që në 13 gusht zyrtarizoi me Interin një miqësore në Itali, skuadrat shqiptare kanë rritur nivelin edhe me kundërshtarët e zgjedhur.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?