Luan Hasneziri

Kronikë

E krahasoi veten me Skënderbeun, ky është avokati që u ‘sëmur’ për të zvarritur gjyqin e Berishës, vetingu e shkarkoi si gjyqtar

18 Prill, 15:42| Përditesimi: 18 Prill, 15:53

  • Share

Në Gjykatën e Posaçme u mbajt sot seanca paraprake e aferës Partizani, e cila u shty sërish. Mbrojtja e të pandehurve Sali Berisha, dhëndri i tij dhe të tjerëve, vijoi me taktikat e zvarritjes prej 6 mujash. Berisha dhe dhëndrin synojnë t’a shtyjnë pas 11 majit 2025 vendimarrjen për kalimin ose jo të dosje për gjykim, me shpresë se mund të jenë në rrethana më të favorshme.

Këtë herë ishte avokati Luan Hasneziri, i ‘Homeplan’, i cili kishte paraqitur një raport si i sëmurë. Por, gjyqtaja Fjorela Davidhi e hodhi poshtë këtë marifet, teksa caktoi një avokat kryesisht. Gjyqtarja nuk pranoi ta shtyjë seancën që në fillim dhe caktoi kryesisht avokaten Pranvera Daci. Seanca vijoi me prapësimet e të gjithë avokatëve, ndërsa në fund gjyqtarja vendosi që për prapësimet e Homeplane të jetë vetë avokati Hasneziri. Vetëm për këtë qëllim u shty seanca më 23 prill ora 13:00, që pritet të jetë e fundit dhe gjyqtarja Fjorela Davidhi do të tërhiqet për vendim, nëse do e kalojë ose jo për gjykim.

Po kush është avokati që u ‘sëmurë’?

Luan Hasneziri e ka filluar karrierën në sistemin shqiptar të drejtësisë në vitin 1999 si gjyqtar i Gjykatës së Tiranës dhe më pas në Vlorë. Ai është emëruar gjyqtar i Krimeve të Rënda në vitin 2005. Hasneziri u shkarkuar nga Komisioni i Vetingut në qershor të vitit 2019 pasi nuk kaloi testin e ligjshmërisë së pasurisë. Vendimi i shkarkimit nga KPK u konfirmuar dy vjet më vonë nga Kolegji i Posaçëm i Apelit, duke nxjerrë Hasnezirin përfundimisht jashtë sistemit të drejtësisë.

Sipas vendimit të shkarkimit, Luan Hasneziri nuk arriti të provojë burimin e ligjshëm të pronës së vetme të paluajtshme që zotëronte, një apartamenti me vlerë rreth 60 mijë euro. Komisioni i Vetingut konstatoi edhe mosdeklarimin nga Luan Hasneziti në formularin për kontrollin e figurës së refuzimit të një vize për të udhëtuar në SHBA. Për shkak të këtij mosdeklarimi DSIK e kishte cilësuar gjyqtarin të papërshtatshëm. Megjithatë, KPK nuk e konsideroi këtë mosdeklarim si shkak ligjor për shkarkim.

Në mbrojtjen e tij, Hasneziri solli si shembull Abraham Lincoln që sipas historisë kishte dhënë ryshfet për të mundësuar miratimin në Senatin dhe Kongresin e SHBA të amendamentit që shfuqizonte skllavërinë. Hasneziri tha se për këtë Lincoln nuk mund të gjykohej si i korruptuar.

Ai paraqiti një shembull me Skënderbeun që sipas tij për të bashkuar princat e kohës, përdori forcën. Sipas gjyqtarit nëse gjykohej në kohën e sotme me kriteret e kësaj kohe, këto veprime e bënin Skënderbeun diktator. Për të shpjeguar mungesën e dokumentacionit tjetër provues Hasneziri tha se Greqia kishte pasur probleme me pagesën e sigurimeve shoqërore. Sipas tij vendi ishte penalizuar nga Bashkimi Evropian për shkak të të dhënave jo të sakta financiare dhe se kishte pasur institucione shtetërore që nuk kishin paguar sigurimet për punonjësit. Pas shkarkimit, Luan Hasneziri hapi një zyrë avokatie. Sot përfaqëson subjekte në procese gjyqësore, në rastin e çështjes Berisha, edhe duke kontribuuar në pengimin e drejtësisë./Prapaskena

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?