Në studion e “Goca dhe Gra” teksa moderatoret diskutuan për lajmet se Luiz Ejlli është dënuar me 1 vit burg për falsifikim, kësaj teme nuk i ‘shpëtoi’ Rudina Dembacaj.
Aktorja u dënua me 6 muaj burg për falsifikim dokumentesh, pasi falsifikoi prokurën për të udhëtuar me vajzën jashtë pa dijeninë e të atit. Aktorja u shpreh se bëri gabim dhe e ka kryer dënimin.
Heidi: Rudina, se jam shumë kurioze, ti ke pasur probleme me drejtësinë?
Rudina: O Heidi se pastaj do më thonë… Koka bën, koka pëson. Nuk është se jam shumë e madhe në moshë, jam e re fare…ne e kemi pësuar nganjë veprim i nxituar. Rasti im më ka bërë të reflektoj, nuk isha profesioniste, por me jemi nxituar dhe e kemi ngrënë domethënë. Kam vuajtur dënimin dhe nuk do e përsërisja kurrë, u nxitova në një moment, si nënë kisha dëshirë të merrja fëmijën. E vuajta dënimin si zonjë.
Heidi: Si punove
Rudina: Punë me shërbim prove
Egla: Pra, ti je një ish-e dënuar?
Rudina: Kur del me shërbim prove, nuk quhesh më e dënuar. Tashmë jam e pastër!
Aktorja Rudina Dembacaj është dënuar më 15 maj nga Gjykata e Apelit me 6 muaj burg, pasi ka falsifikuar firmën e ish-bashkëshortit Aleksandër Varfaj, për të nxjerrë vajzën jashtë territorit shqiptar. Dënimi i aktores Dembacaj është konvertuar me 80 orë shërbim prove.
Turpi drejtësisë për denimin me sherbim prove për këtë fallsifikatore!Ndërsa një fakir e bo burgun burg kjo ështe drejtësia që duam.
Përgjigju