Dino Selimi, DPSHTRR Gjirokastër

Kronikë

E kritikoi Rama, jep dorëheqjen Drejtori Rajonal i Transportit në Gjirokastër

30 Maj 2018, 19:16| Përditesimi: 30 Maj 2018, 20:01

  • Share

Dorëhiqet kreu i DRSHTRR Gjirokastër, Dino Selimi. Zhvillimet e minutave të fundit konfirmojnë lëvizjen në këtë drejtori rajonale në Gjirokastër.

Dorëheqja e Selimit nga ky post drejtues vjen pas kritikave që ka bërë në mbledhjen e fundit që zhvilloi me drejtorët rajonalë, kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës në Gjirokastër, ku u zhvillua mbledhja dy ditore e qeverisë.

Në mbledhjen e drejtorët rajonalë, Edi Rama, ka kërkuar dorëheqjen e Selimit nga ky post pasi sipas Ramës, nuk ka funksionuar shërbimi për qytetarët.

Selimi ka karrierë të gjatë politike dhe kontribute në PS-në e Tepelenës ku ka qenë kryetar deri para tre vitesh./Jugunews/

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?