Pas një lumë komentesh negative dhe paragjykimesh nga publiku, Elhaida dhe Lediani kanë zgjedhur që t’u japin përgjigje të gjithë atyre që e kanë kritikuar për lidhjen e tyre. Lediani ka treguar edhe arsyen se përse nuk reagoi kur të “gjithë kryqëzuan” Elhaidën, si një person i tretë që u fut në mes të një çifti.
Lediani: Se kam bërë nuk e bëra dot, unë kam dashur ta bëj diçka të tillë e menduam të dy dhe thamë jo, nuk e menduam që do të ,merrte këtë lloj përmase, edhe kur është dhënë videoja kemi menduar të ndahej kjo copëz e ta ,banim për vete, kjo është shumë reale, e ndjejmë-njëri tjetrin dhe aq.
Elhaida Dani: Ka qenë një javë shumë intensive kjo që kaluam, kishim vendosur të mos reagonim asnjëri, unë nuk jam këtu për të edukuar një popull të tërë por duke qenë se jam një personazh publik kam një lloj përgjegjësie kur bëj veprimet e mia në sy të publikut, e ndjeja të nevojshme të sqaroja vendin tim, fjalët nuk do të mbarojnë kurrë. Jemi të rritur të dy, nuk ka mundësi të mos kishim lidhje më para, nuk kemi thyer asnjë kod moral, jemi shumë të lumtur sot dhe ndihemi shumë me fat e jemi të lumtur që ndodhi këtu se duam ta kemi kujtim gjithë jetës dhe uroj të na lejojnë ta jetojmë. Kjo gjë është e vërtetë nga fillimi e deri kur të zgjasë. Disa gjëra duhet ti mbajmë edhe për vete.
Puthja mes Ledianit dhe Elhaida Danit foli më shumë se çdo fjalë. Këngëtarja e njohur dhe balerini i saj në “Dancing With The Stars” përpos partnerë në skenë në këtë spektakël tanimë janë edhe partnerë në jetë. Pas bërjes publike të romancës me Elhaidën, doli në dritë edhe fakti që ai prej vitesh ka qenë i fejuar me një bionde simpatike të quajtur Ditjona Bora, lidhje e cila nuk ka shumë që ka përfundur. Ndonëse arsyet e ndarjes nuk janë bërë kurrë të ditura.
DO TA MBAJE ky cuni kete shkodranen nja 1 vit dhe do e hedhe si limon.....
Përgjigju