Sampdoria rinis me Andrea Pirlo-n në Serie B. Pas mungesës së marrëveshjes me Fabio Grosso, krerët e klubit arritën një marrëveshje dy vjeçare, me opsion edhe për një vit tjetër, me ish-mesfushorin e Juves dhe Milanit.
Zgjedhja ka qenë e duhura nga presidenti Andrea Radrizzani që gjeti entuziazëm të madh te ish-trajneri i Juves dhe së fundmi Karagumruku në Turqi, duke pasur eksperiencën e duhur për të udhëhequr Sampdorian në ciklin e ri.
Samp do të luajë në Serinë B sezonin e ardhshëm pas rënies nga Seria A. Ish-ylli i Juventusit dhe Milanit e kaloi sezonin e fundit në Turqi ku mori drejtimin e Karagumruk. Pirlo rikthehet në Itali pas një periudhe një vjeçare te Juventus në 2020-2021, kur fitoi një Kupë të Italisë dhe një Superkupë.