Vincent Kompany

E kryer/ Bayern Munich zgjedh një 38-vjeçar për rolin e trajnerit

26 Maj, 22:53| Përditesimi: 26 Maj, 22:54

  • Share

Ish-kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany është i përzgjedhuri i Bayern Munich për rolin e trajnerit. 38-vjeçari aktualisht është trajner i Burnley në Angli, me kontratë deri në verën e 2028 dhe prej 2022 e ka drejtuar Burnley në 96 ndeshje për një mesatare prej 1.53 pikë për ndeshje.

Me përvojë te Anderlecht dhe Burnley, Kompany ka fituar besimin e drejtuesve bavarezë dhe dokumentat janë gati për t'u firmosur. Burnley do përfitojë 12 milionë euro kompensim, duke qenë se ish-mbrojtësi është nën kontratë.

Pritet që Kompany të firmosë deri në verën e 2027 me Bayern Munich, teksa do ketë edhe një vit shtesë nëse palët do bien dakord dhe gjithçka do shkojë sipas planeve.

Pritet që javën e ardhshme gjithçka të zyrtarizohet dhe Bayern Munich të bëhet me trajner të ri pas shumë refuzimeve dhe një sezoni me zero tituj.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • KASAP HAJDAR REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 27/05/2024 13:31

    Bajer Mynshen ka zgjedhur trajnerin e duhur kësaj radhe. Suksese për Bajerin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?