Joao Felix

E kryer/ Chelsea akord total, Joao Felix kalon në Londër

10 Janar 2023, 16:14| Përditesimi: 10 Janar 2023, 16:18

  • Share

Chelsea ka arritur marrëveshjen dhe do huazojë deri në verën e 2023 Joao Felix nga Atletico Madrid. Eksperti i merkatos, Fabrizo Romano bën me dije se palët kanë një akord total dhe "Blutë" e Londrës do paguajnë 11 milionë euro për këtë periudhë huazimi, teksa paga 100 përqind do paguhet nga Chelsea.

Përpara se të largohet nga Madridi, portugezi do duhet të hedhë firmën në kontratën e re me Atleticon deri në verën e 2027. Orët në vijim Felix do udhëtojë në Londër për vizitat mjekësore dhe firmën e huazimit për gjashtë muaj.

Edhe pse Felix do kalojë te Chelsea, asgjë nuk e ndërron planin për të afruar në ekip edhe Christopher Nkunku nga Leipzig. Dëmtimi i Brojës dhe golat e munguar në sulmin e Chelsea ka bërë që drejtuesit të futen në merkato.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?