Arsenali ka siguruar një nga transferimet më të bujshme të merkatos verore. Crystal Palace ka pranuar ofertën prej 65 milionë eurosh për Eberechi Eze, me marrëveshjen që tashmë është mbyllur.
Sipas Fabrizio Romanos, “Topçinjtë” po finalizojnë kushtet e kontratës me mesfushorin-sulmues, i cili ka dhënë “ok”-in për t’iu bashkuar projektit të Artetas. 27-vjeçari ka kryer testet mjekësore me klubin e ri, teksa të gjitha detajet janë dakordësuar mes palëve.
Ky transferim shihet si një përforcim i madh për Arsenalin, që synon trofetë e mëdhenj këtë sezon dhe e sheh Eze si një armë shtesë në repartin sulmues.
?? All documents are signed club to club for Eberechi Eze’s move to Arsenal.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 22, 2025
Eze, undergoing his medical ahead of signature on contract and registration as it must happen before 12pm to be elegible against Leeds. pic.twitter.com/qaqPmQfJuX
Komente
