Luis Henrique

Sport

E kryer/ Interi i bën dhuratë Inzaghit para finales së CHL, 25 milionë euro për sulmuesin e Marseille

28 Maj, 15:36| Përditesimi: 28 Maj, 15:38

  • Share

Telenovela ka marrë fund dhe gjithçka është bërë gati për transferimin e Luis Henrique nga Marseille te Interi.

Klubi francez dhe zikaltërit kanë gjetur një marrëveshje përfundimtare dhe anësori brazilian i sulmit, i lindur në vitin 2001 do të transferohet në Milano për 23 milionë euro plus 2 mln euro bonuse, duke nënshkruar një kontratë deri në vitin 2030.

Ai do të jetë në dispozicion të Simone Inzaghit për Kupën e Botës për Klube dhe gjithashtu mund të jetë në tribunat në stadiumin 'Allianz' në Mynih të shtunën në mbrëmje për të mbështetur shokët e tij të ardhshëm të ekipit në finalen e Champions League kundër PSG-së.

Luis Henrique vjen nga një sezon i shkëlqyer nën drejtimin e De Zerbit, me 35 paraqitje, 9 gola dhe 10 asiste midis Ligue I dhe Kupës së Francës. Në tabelën taktike të Inzaghit, ai do të mbulonte rolin e anësorit të sulmit, duke u alternuar me Dumfries.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?