Jose Mourinho

E kryer/ Jose Mourinho firmos te Fenerbahce, buxhet rekord për merkaton e verës

31 Maj, 16:44| Përditesimi: 31 Maj, 16:54

  • Share

Jose Mourinho do jetë trajneri më i ri i Fenerbahces në Turqi deri në 2026. Akordi verbal është arritur dhe pritet që zyrtarizimi të vijë në orët në vijim, me portugezin që do provojë një aventurë të re pasi u shkarkua nga Roma muaj më parë.

Duket se "Special One" është bindur nga buxheti i majmë që turqit i kanë vendosur në dispozicion për merkaton e verës. Mediet turke thonë se Mou do ketë 100 milionë euro në dispozicion për afrimin e lojtarëve të duhur.

Veç "diktatit" në Superligën turke, plani është që Fenerbahce të jetë realitet edhe në Champions League. Këto ndryshime në klubin buzë Bosforit vijnë në një kohë që Fenerbahce humbi garën me Galatasaray për titullin kampion.

Gazetari Fabrizio Romano e bën të kryer kalimin e Mourinhos në Turqi, ndërsa nesër do jetë në finalen e Champions League (Dortmund - Real Madrid) në Londër së bashku me drejtuesit e turqve.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?