Max Allegri

E kryer/ Juventus ndan rrugët me Max Allegrin, 'Zonja' gjen trajnerin e ri

16 Maj, 15:12| Përditesimi: 16 Maj, 15:16

  • Share

Juventus dhe Massimiliano Allegri kanë vendosur të shkëpusin kontratën në fundin e këtij sezoni. Paçka se dje "Zonja e Vjetër" fitoi trofeun e 15-të të Kupës së Italisë, eksperti i merkatos, Fabrizio Romano tregon se Allegri nuk është në planet e bardhezinjve.

Sipas tij tani prioritet mbetet tekniku i Bolognas, Thiago Motta. Ish-mesfushori i Inter ka bërë një punë të shkëlqyer me ekipin që drejton, duke marrë një biletë për në Champions League.

"Juventus dhe Massimiliano Allegri do të ndajnë rrugët pasi ai nuk do të jetë trajner sezonin e ardhshëm, siç ishte planifikuar që në shkurt. I vetmi detaj për të sqaruar është nëse Juve vendos të shkarkojë Allegrin tani apo pas 10 ditësh. Kandidati prioritar i Juventusit si trajner i ri mbetet Thiago Motta", shkruan Romano.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?