Sport

E kryer, kapiteni i City-t i bashkohet Barcelonës me parametra ‘zero’

21 Qershor 2023, 22:15| Përditesimi: 21 Qershor 2023, 22:19

  • Share

Kapiteni i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan do t'i bashkohet Barcelonës si një transferim i lirë kur t'i skadojë kontrata në fund të këtij muaji.

Gundogan, 32, iu ofrua një kontakt i ri nga City, por mendohet se ka negociuar një marrëveshje më fitimprurëse trevjeçare me kampionët spanjollë.

Trajneri i Cityt, Pep Guardiola, donte të mbante Gundogan, i cili ishte pjesë përbërëse e klubit që fitoi trefishin këtë sezon.

Mesfushori gjerman luajti 51 ndeshje në 2022-2023, duke shënuar 11 gola.

Ndikimi i Gundogan ishte vendimtar në javët e fundit të sezonit të Cityt me gjashtë gola në shtatë ndeshjet e tij të fundit - duke përfshirë një dopietë në fitoren 2-1 në finalen e FA Cup ndaj Manchester United.

Ai luajti 90 minuta në finalen e Ligës së Kampionëve teksa City mundi Interin 1-0 për të shtuar triumfet e tyre në Premier League dhe FA Cup këtë sezon.

Guardiola tha në fillim të këtij muaji, drejtori i Cityt, Txiki Begiristain ishte "duke punuar" për të mbajtur Gundogan dhe ai "shpresonte se ai mund të ishte i suksesshëm".

Largimi i Gundogan pason marrëveshjen prej 30 milionë funtesh mes Manchester City-t dhe Chelseas për të nënshkruar mesfushorin kroat Mateo Kovacic.

Çfarë tjetër mund të ndryshojë te Manchester City pas ardhjes së Mateo Kovacic?

Gundogan iu bashkua Cityt nga Borussia Dortmund për 20 milionë funte të raportuara në vitin 2016 dhe bëri 304 paraqitje për klubin, duke shënuar 60 gola.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?