Keidi Bare

E kryer/ Keidi Bare mbetet në Spanjë, gati firma me klubin e ri

20 Korrik, 09:14| Përditesimi: 20 Korrik, 09:15

  • Share

Keidi Bare, mesfushori i Kombëtares ka gjetur akordin dhe është pranë zyrtarizimit me Real Zaragozën në nivelin e dytë në futbollit spanjoll. Pas katër sezonesh ai u largua nga Espanyol, ekip i cili sezonin e ri do luajë në La Liga.

Tanimë përfaqësuesit e Bares dhe drejtori sportiv Juan Carlos Cordero kanë një akord për tre vite, me opsion edhe për një vit të katërt. Sipas AS, Zaragoza e ka bindur Baren, paçka se në drejtim të tij ka oferta nga tre klubet e La Ligas, Las Palmas, Valladolid dhe Rayo Vallecano.

Kujtojmë se Bare është produkt i moshave të Apolonisë dhe i rritur me të rinjtë e Atletico Madrid. Veç ekipit të dytë të madrilenëve, Bare ka qenë pjesë edhe e Malagas dhe në katër sezonet e fundit ka mbajtur veshur fanellën e Espanyol.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?