Rocco Vata

E kryer/ Kritika për Celtic, skocezët shesin Rocco Vatën në klubin anglez

3 Korrik, 15:30| Përditesimi: 3 Korrik, 15:33

  • Share

Talenti shqiptar i sulmit, Rocco Vata do kalojë nga Celtic B në ekipin anglez të Watford. Sky Sport në Angli bën me dije se talenti shqiptar i cili luan për moshat e kombëtares së Irlandës do jetë afrimi i radhës për klubin e Championship, i cili do paguajë 250 mijë euro për shërbimet e tij.

Rocco, i biri i Rudi Vatës, ish-kapitenit të Kombëtares, shihej si një nga talentet e Celtic dhe pritej të përfshihej në ekipin e parë. Pas lajmit për kalimin e tij në Angli, të shumta kanë qenë reagimet nga tifozët, të cilët nuk pajtohen me këtë vendim të klubit, për një nga lojtarët e së ardhmes.

Për 19-vjeçarin është gati një kontratë katër vjeçare që përfshin ekipin e parë. Mes shumë ofertave, duket se ajo e Warford ka bindur familjen Vata dhe Rudin, që është agjenti i tij.

Kujtojmë se për fantazistin ka shumë zhurmë se përse ai nuk ka zgjedhur të luaj për kombëtaren e Shqipërisë, me Rudi Vatën që është një kritik i hapur i FSHF-së.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?