Transferimi i Marash Kumbullës te Mallorca në Spanjë nuk është më një hipotezë merkatoje, por realitet. Pasi mbrojtësi dha miratimin për t’u rikthyer në Spanjë, klubi i La Liga-s ka arritur akordin me Romën që zotëron kartonin e shqiptarit.
Mallorca ka përdorur formulën e huazimit për të bindur italianët, ndërsa sezonin e ardhshëm duhet të pagujnë 8 milionë euro. Për 25-vjeçarin kishte disa oferta nga Italia dhe Spanja, por vetë ai zgjodhi të bashkohet me Vedat Muriqin në kampionatin spanjoll.
Komento
Komente
