Leonardo Bonucci me Union Berlin

E kryer/ Leo Bonucci rikthehet në Serie A, Jose Mourinho jep 'ok'! Shtohet konkurrenca për Kumbullën

27 Dhjetor 2023, 16:10| Përditesimi: 27 Dhjetor 2023, 16:11

  • Share

Leonardo Bonucci është gati të bashkohet me Romën në Serie A. Tifozët verdhekuq janë të ndarë për këtë lëvizje, teksa Mourinho jo. Trajneri portugez i ka dhënë dakordësinë përfundimit të marrëveshjes, tashmë në fazën përfundimtare. Ish-lojtari i Juventusit, me shumë dëshirë për t'u rikthyer në Itali, do të largohet menjëherë nga Union Berlin për të nënshkruar me klubin kryeqytetas.

36-vjeçari, i cili dëshiron një "rilindje" me shpresën për të rifituar kombëtaren italiane në kuadër të Euro 2024, do të nënshkruajë deri në fund të sezonit me një pagë që nuk duhet të kalojë 2.5 milionë euro bruto siç zbulohet nga Il Messaggero. Tiago Pinto nuk do të paguajë asnjë kosto për kartonin, prandaj do të ishte një marrëveshje me kosto zero.

Një ndihmë për romanët, që luftojnë me shumë kufizime ekonomike. Mourinho do të dëshironte një talent të ri në mbrojtje, por duket të kënaqet me 36-vjeçarin. Afrimi i ish-kapitenit të Juventusit duket se do t'i hapte punë edhe Marash Kumbullës, që do kishte një konkurrent më shumë në repartin e prapavijës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?