Mario Mitaj

E kryer/ Mario Mitaj joshet nga milionat arabe, kalon te Al Ittihad për 3 mln euro në sezon! Shok skuadre me Benzema dhe Kante

2 Shtator, 22:35| Përditesimi: 2 Shtator, 22:40

  • Share

Mario Mitaj pritet të jetë afrimi më i ri i Al Ittihad në Superligën e futbollit të Arabisë Saudite. Mbrojtësi 21-vjeçar i Kombëtares duket se është joshur nga milionat dhe do lërë Lokomotivën e Moskës për të bërë një lëvizje që duket e mirë për palët vetëm në aspektin ekonomik.

Sky Sport në Itali e bën fakt të kryer kalimin e Mitaj në Arabinë Saudite, duke dhënë edhe shifrat e transferimit. Për huazimin 1 vjeçar Lokomotiva do përfitojë 1.2 mln euro, teksa 5 mln euro të tjera do shlyhen në fundin e sezonit kur arabët do blejnë kartonin e Mitaj.

Nga ana e tij, Mitaj ka rënë dakord të përfitojë 3 mln euro në sezon. Mitaj pritet të jetë shok skuadre me Ngolo Kante dhe Karim Benzema, teksa i gjithë operacioni u trajtua nga agjenti i shqiptarit, Silvio Pagliari.

Kujtojmë se gjatë kësaj vere ai u përfol edhe te Juventus, Bologna dhe Lazio. I dalë nga akademia e AEK Athinës, Mitaj luan prej verës së 2022 në Rusi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?