Martin Zubimendi

Sport

E kryer/ Martin Zubimendi afrimi i parë i Arsenalit, zhvillohen vizitat mjekësore

29 Maj, 15:59
  • Share

Arsenali ka siguruar shërbimet e mesfushorit spanjoll Martin Zubimendi, i cili do të vazhdojë karrierën në Premier League. Klubi londinez ka vendosur të paguajë klauzolën e lirimit prej 60 milionë eurosh për të marrë 26-vjeçarin nga Real Sociedad.

Zubimendi ishte një nga objektivat kryesorë të trajnerit Mikel Arteta, i cili e sheh atë si një përforcim thelbësor për mesfushën. Mesfushori ka udhëtuar tashmë drejt Londrës për të kryer testet mjekësore dhe pritet që shumë shpejt të firmosë kontratën e tij me “Topçinjtë”.

Ky është transferimi i parë i Zubimendit, pas një karriere të gjatë me Real Sociedad, ku ka zhvilluar 232 ndeshje dhe ka fituar Kupën e Mbretit.

Interes për të ka pasur edhe nga Liverpool sezonin e kaluar, por atëherë lojtari vendosi të qëndrojë në San Sebastian. Këtë verë ai ka zgjedhur të nisë një kapitull të ri në futbollin anglez, duke u bashkuar me një projekt ambicioz si ai i Arsenalit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?