NAPOLI - Kevin De Bruyne (33 vjeç) ka vendosur që ta vijojë karrierën te kampionët e Italisë, Napoli. Ish-kapiteni e mbylli me Manchester Cityn pas 10 vitesh në "Etihad" dhe e ardhmja shihet në Itali.
Numërimi mbrapsht ka filluar për zbarkimin e Kevin De Bruyne në ekip. Belgu ka pranuar ofertën e Aurelio De Laurentiis, siç u konfirmua nga vetë presidenti i napoletanëve gjatë paradës së titullit kampion dhe tani ka mbetur shumë pak për ta bërë zyrtar super transferimin.
Agjentët e fantazistit ndodhen në Napoli sot dhe po flasin për detajet e kontratës me klubin e Napolit dhe blerjen e shtëpisë së re për De Bruyne. Futbollisti do vendoset në një vilë në Posillipo me pamje nga gjiri. Kontrata e tij do jetë dy vjeçare, me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër, me pagë 5.5 milionë euro neto në sezon, plus bonuse. Brenda 48 orëve pritet prezantimi.
De Bruyne do të mbërrijë në Napoli pas një pushimi të shkurtër në Ibiza me familjen e tij. Për momentin plani është që ai t'i nënshtrohet vizitave mjekësore më 2 qershor, të hënën e ardhshme dhe më pas të shkruajë gjithçka në kontratë. Shkurt, dhurata e parë për tifozët pas fitimit të kampionatit është gati dhe pret vetëm të dorëzohet.
Komente
