Stiven Shpendi

E kryer/ Në gjurmët e Asllanit, sulmuesi i Kombëtares firmos sot me Empolin! Klubi i Serie A paguan 2.2 milionë euro

5 Gusht 2023, 14:32| Përditesimi: 5 Gusht 2023, 14:31

  • Share

Stiven Shpendi sot do prezantohet si lojtari më i ri i Empolit në Serie A. Djaloshi i lindur në Ancona është pjesë e Cesenas prej 2019 dhe ka pësuar një rritje të madhe në sulmin e bardhezinjve.

Është Empoli që ka fituar garën me Pisën dhe pritet që sot të prezantojë 20-vjeçarin e Kombëtares shqiptare Shpresa. Me kontratë deri në 2026, Cesena do e lërë të lirë Shpendin për 2.2 milionë euro, teksa ia ka dalë të bindë Empolin dhe ka mbajtur edhe 30 përqind të kartonit.

Sezonin e fundit në Serinë C, Shpendi luajti 31 ndeshje dhe shënoi 12 gola, duke asistuar tre herë. Me Shpresat e Shqipërisë, Stiveni ka luajtur në pesë takime, duke shënuar dy gola.

Pas vizitave mjekësore të programuara për sot pasdite, Shpendi do prezanohet te Empoli. Për sulmuesin pati interes edhe nga Juventusi, që e donte për ekipin U-23, me shqiptarin që zgjodhi Empolin. Kujtojmë që Stiveni është binjaku i Cristianit, sulmuesit tjetër që është pjesë e Cesenës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?