Fantazisti i Kombëtares dhe Sassuolos, Nedim Bajrami është pranë kalimit te Rangers në kampionatin skocez të futbollit.
Drejtori sportiv i Sassuolos, Giovanni Carnevali ka treguar se Nedim Bajrami është shumë afër transferimit tek klubi ikonik Rangers për 4 milionë euro. Bajrami duket se nuk do jetë më pjesë e Serie B, duke ndryshuar totalisht ambient.
“Është drejt përfundimit por ende nuk ka mbaruar. Ne po punojmë në të. Mendoj se do të arrijmë një marrëveshje së shpejti”, ka thënë Carnevali.
Ish-mesfushori i Empolit iu bashkua Sassuolos në janar të vitit 2022, ndërsa ka shënuar katër gola në 49 ndeshje me fanellën e tyre.