Theo Hernandez

Sport

E kryer/ Rivalët që u bënë miq, Theo Hernandez lë Milanin dhe bashkohet me Simone Inzaghin

7 Korrik, 13:20| Përditesimi: 7 Korrik, 13:23

  • Share

Igli Tare ia ka dalë të arkëtojë 80 milionë euro në pak javë për Milanin. Pas shitjes së Tijjani Reijnders te Manchester City për 55 milionë euro, tanimë kuqezinjtë do fusin "në thes" edhe 25 milionë euro nga shitja e Theo Hernandez te Al Hilal.

Marrëveshja për anësorin e majtë është gjetur dhe francezi do gjejë në Arabinë Saudite si trajner Simone Inzaghin. Nëse pak javë më parë ata ishin rivalë, pasi Inzaghi ishte në stolin e Interit, tanimë politikat kanë ndryshuar dhe dyshja është e destinuar për miqësi.

"Ok" përfundimtar për kalimin e tij te Al Hilal e ka dhënë Inzaghi dhe Milani do arkëtojë 25 milionë euro, me marrëveshjen që ka javë që është gjetur dhe do finalizohet këto ditë. Fabrizio Romano, eksperti i merkatos bën me dije se gjithçka është dakordësuar dhe priten vizitat mjekësore dhe firma në kontratë. Marrëveshje tre vjeçare për mbrojtësin, me 20 milionë euro pagë në sezon. Kështu, pas gjashtë vitesh dhe 31 golave Theo largohet nga Milani.

Situata te Milani

Pasi shiti dy nga yjet e ekipit, Igli Tare ia doli të zyrtarizojë Samuele Riccin nga Torino në bazën e 25 milionë eurove. Synimi i drejtorit sportiv tanimë është Granit Xhaka dhe Ardon Jashari, teksa Luka Modric pritet të mbërrijë në "San Siro" pas fundit të aventurës me Real Madridin në Kupën e Botës për Klube. Duket se Milani i ri me idetë e Igli Tares dhe drejtimin nga stoli të Max Allegrit ka nisur.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?