LEVERKUSEN - Kasper Hjulmand ka gjetur akordin dhe pritet të zyrtarizohet si trajneri i ri i Bayer Leverkusen. Klubi i Bundesligës bëri një lëvizje 'strategjike' duke shkarkuar nga drejtimi Erik ten Hag, vetëm pak javë nga emërimi dhe vetëm me dy raunde të zhvilluara në kampionat.
Danezi Kasper Hjulmand nuk është një emër i panjohur në Bundesligë, pasi në sezonin 2014-15 ai drejtoi Mainzin. Më pas karriera e tij u përqëndrua në Danimarkë me Nordsjaelland, para se kombëtarja daneze ta kontaktonte në 2020.
Nga ky vit dhe deri në qershorin e 2024 ai e drejtori ekipin kombëtar danez në 54 ndeshje duke bërë mirë. Prej një viti ai është i papunë dhe ka pritur mundësinë që ia dha Bayer Leverkusen.
Gjithçka është konfirmuar dhe sipas medieve gjermane Kasper Hjulmand do drejtojë stërvitjen e parë të ekipit brenda 48 orëve të ardhshme, për të debutuar të premten e 12 shtatorit në shtëpi kundër Eintracht Frankfurt.
Komente
