Erion Hoxhallari do jetë mbrojtësi më i ri i Tiranës. Pas një sezoni me UTA Arad në Rumani, 27-vjeçari rikthehet me bardheblutë si një garanci në qendër të prapavijës dhe në krahun e majtë të saj.
Ka qenë vetë klubi kryeqytetas që ka ngacmuar më herët tifozët me një foto të Hoxhallarit, teksa prezantimi u bë më pas. I dalë nga akademia e Tiranës, Hoxhallari ka luajtur vetëm për bardheblutë në karrierë, ndërsa ka ndhmuar në dy raste Laçin dhe Kukësin në Europë me disa ndeshje.
Korçari provoi të luante jashtë Shqipërisë, duke bërë mirë me 28 ndeshje të zhvilluara në Rumani, ku shënoi edhe një gol dhe asistoi po një herë. Kujtojmë se Hoxhallari ka luajtur edhe katër ndeshje me Kombëtaren A të Shqipërisë.
Hoxhallari shndërrohet në përforcimin numër shtatë për Tiranën në këtë sesion të merkatos teksa më herë bardheblutë kanë zyrtarizuar portierin Gentian Selmani, mbrojtësit Gledi Mici e Albi Doka, mesfushorin Fjoart Jonuzi si dhe dy sulmuesit Liridon Latifi e Kaina Nunez.