Report Tv ka siguruar pamje të automjetit ku u ekzekutua mëngjesin e sotëm në fshatin Sanxhak të Laçit biznesmeni Rakip Roli. Biznesmeni është vrarë me breshëri, ndërsa automjeti i tij tip 'Audi Q7' me targa AA001PB është bërë 'shoshë' nga plumbat, ku sipas pamjeve duket se autorët kanë qëlluar përballë dhe nga krahu i djathtë i makinës. Vetëm në xhamin e përparmë të automjetit numërohen të paktën 7 shenja plumbash. Po ashtu kudo shihen edhe njollat e gjakut.
Lajmi kryesor:
7 plumba biznesmenit në Laç, pak metra larg derës së shtëpisë! Audi luksoz i 55-vjeçarit bëhet 'shoshë'! 2 djemtë e tij të hetuar për trafik droge! Zbulohen autorët
//ReportTv.al