Qatip Osmani dhe Bashkim Livoreka prezantohen te Struga

Sport

E larguan nga Vllaznia, Qatip Osmani firmos në klubin kampion

29 Maj 2024, 16:53| Përditesimi: 29 Maj 2024, 16:57

  • Share

Maqedonia e Veriut - Qatip Osmani është trajneri më i ri i Struga Trim dhe Lum në Maqedoninë e Veriut, ekipit kampion që disa javë më parë largoi Shpëtim Duron. Më 25 prillin e këtij viti, Osmani u shkarkua nga Vllaznia e Shkodrës edhe pse ishte brenda objektivave dhe ktheu ekipin "në binarët" e duhur.

Së bashku me Osmanin do jetë në rolin e ndihmësit edhe Bashkim Livoreka, bashkëpunëtori i tij i vjetër. Dyshja u prezantua nga drejtori sportiv Besart Isaku.

"FC Struga njofton se ka arritur marrëveshje me trajnerin Qatip Osmani. I njëjti është prezantuar sot së bashku edhe me ndihmësin e tij, Bashkim Livoreka nga ana e Drejtorit Sportiv, Besart Isaku", thuhet në njoftim.

54-vjeçari Osmani ka qenë trajner i Shkëndijës, Renovës dhe Shkupit në Maqedoninë e Veriut, teksa ka fituar tre herë titullin kampion me Shkëndijën.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?