Foto nga Policia e Durrësit

Kronikë

E zhdukur prej 1 muaj, policia gjen të miturën në banesën e kushëririt në Durrës! 17-vjeçarja: Tani jam e rritur, dua të jetoj e qetë me të, ika me dëshirë

22 Nëntor 2021, 11:30| Përditesimi: 22 Nëntor 2021, 15:33

  • Share

Policia e Durrësit ka gjetur 17-vjeçaren e larguar nga banesa një muaj më parë, ndërsa ka arrestuar të riun që e strehonte, i cili ishte kushëriri i saj. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 24-vjeçarit Sh. F, policia gjeti 400 gramë kanabis, sasi të cilën ai e shiste me doza në zonën e plazhit të Durrësit.

Prej një muaji, policia dhe familjarët ishin në kërkim të 17-vjeçares, e cila u gjet duke jetuar me kushëririn e saj, me të cilin dyshohet se ka kryer edhe marrëdhënie seksuale. Vetë vajza ka deklaruar se ajo ka ikur me dëshirën e vetë dhe se bashku me 24-vjeçarin kishin marrë një banesë me qira në zonën e plazhit.

“Kam qëndruar vetë më dëshirën time në shtëpinë e kushëririt. Nuk kam dashur të lajmëroj prindërit. Doja të jetoja e qetë. Nuk kishin pse të bëheshin merak. Unë tani jam e rritur”, mësohet të ketë thënë 17-vjeçarja në prani të psikologes.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i 24-vjecarit Sh. F. dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?