Jan Zimmermann dhe Simon Simoni

'E lashë gruan në krevat dhe po shikoja Simon Simonin', si portieri i Kombëtares firmosi në Bundesligë

31 Mars 2023, 09:39| Përditesimi: 31 Mars 2023, 09:40

  • Share

Simon Simoni nga merkato e janarit të këtij viti është pjesë e Eintracht Frankfurt në Bundesligën gjermane të futbollit. Portieri i Kombëtares U-21 la Dinamon dhe për 600 mijë euro u bashkua me gjermanët, teksa rol të rëndësishëm në këtë kalim kishte trajneri Jan Zimmermann. Ky i fundit mban postin e trajnerit të portierëve te Eintracht, duke treguar së fundmi se e ka pikasur Simonin nga videot, duke lënë bashkëshorten në shtrat për punën.

"Për fatin tonë të mirë ne kemi mundësinë e scautimit me video. Për ne si trajner të portierëve është shumë e vështirë. Kur gruaja është në shtrat natën, futemi të shohim video të lojtarëve edhe nga këto kampionate të panjohura. Aty pashë që Simoni kishte luajtur në Shqipëri dhe se kishte disa cilësi që nuk stërviteshin. Guxim në dalje dhe shumë dinamizëm, këto janë gjëra të vështira për t’u mësuar”, tha Zimmermann.

18-vjeçari Simoni firmosi deri verën e 2027 me gjermanët, teksa ka marrë minuta me ekipin e të rinjve. Me 270 minuta këtë sezon, Simoni e ka mbajtur portën në një ndeshje pa pësuar, nga tre të luajtura.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?