Kronikë

E lidhën gabimisht me kontejnerin në Durrës, reagon BANA KING: S'kemi asnjë lidhje me shkeljen e ligjit, garantojmë cilësinë dhe besueshmërinë

13 Korrik 2021, 18:38| Përditesimi: 13 Korrik 2021, 16:42

  • Share

Duke marrë shkas nga disa lajme të botuara nga disa media por edhe të publikuara në rrjetet sociale, që e lidhin me kontejnerin që u ndalua me 12 kg kokainë sot në Durrës ka reaguar përmes një deklarate sqaruese kompania BANA KING. Në deklaratë kompania garanton të gjithë qytetarët se nuk ka asnjë lidhje me të gjitha ato që janë shkruar apo janë thënë në meda. BANA KING garanton bashkëpunëtorët dhe konsumatorët shqiptarë se do të vijojë të garantojë cilësinë më të mirë dhe do të respektojë besimin e të gjithëve.

Deklarata  e plotë

BANA KING , me frutin aq të dashur për familjet shqiptare dhe jashtë trojeve shqiptare, ju Ben me dije nëpërmjet këtij prononcimi mediatik:

Dukë marre shkak nga lajmet që kane qarkulluar dhe që vazhdojnë të qarkullojnë ne media online, televizione dhe në shtypin e shkruar, nga pakujdesia ose  qëllimi jo i mirë, duam t'ju sqarojmë se:

BANA KING nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë qellim që të kontaminoje biznesin me produkte që nuk janë të denja për konsumatorin, familjet shqiptare dhe në kundërshtim me ligjin.

BANA KING përzgjedh frutin e mrekullisë dhe cilësor nga plantacionet me të mira ekzotike për t'ja ofruar konsumatorit besnik shqiptar, rajonal dhe me gjere.

BANA KING siguron partnerët brenda dhe jashtë kufijve shqiptar se kompania BANA KING ka qene, është dhe do të jete kompania e vlerave në partneritet, në besueshmëri, në cilësi dhe në zbatimin e ligjit.

BANA KING siguron të gjithë konsumatoret e frutit të mrekullueshëm= se do të jetë garantuesja e cilësisë dhe vlerave të familjes shqiptare dhe më gjerë.

BANA KING ju drejtohet të gjithë punonjësve brenda dhe jashtë vendit të vazhdojnë të jene krenar qe janë dhe do të jene pjese e kompanisë BANA KING.

BANA KING ju drejtohet të gjithë dashamirësve qe kane gëzuar dhe gëzohen për arritjet e kompanisë BANA KING se nuk i ka zhgënjyer dhe nuk do ti zhgënjeje në besueshmëri, ne zbatimin e ligjit, ne parimet e ndershmërisë e të berit biznes.

Administratori i BANA KING i drejtohet opinionit shqiptar dhe me gjere se beson ne ZOT dhe ne vlerat e familjes.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?