Paolo Signorelli dhe Elvis Demçe

‘E liruan atë? Fantastike!’ doli në përgjime duke u gëzuar për lirimin e ‘Zotit të Drogës’ Elvis Demçe, jep dorëheqjen zëvendës ministri italian

7 Qershor, 20:04| Përditesimi: 7 Qershor, 20:11

  • Share

Fraza antisemite dhe lavdërime për terroristët, kjo është përmbajtja e një bisede mes Fabrizio Piscitellit, i njohur si Diabolik, dhe Paolo Signorelli , zëdhënës i Ministrit të Bujqësisë Francesco Lollobrigida në Itali.

Lajmi raportohet nga ‘La Repubblica’ dhe bisedat janë marrë nga kopja mjeko-ligjore e celularit të Piscitellit të bërë në kuadër të hetimit për vrasjen Diabolik, lideri ultras i Lacios, ekstremist i djathtë dhe trafikant i drogës i vrarë në Romë në gusht të 2019-ës.

Nga mesazhet që të dy shkëmbyen në Whatsapp pesë vjet më parë, dalin edhe fraza ku Paolo Signorelli gëzohet për lirimin e eksponentit të krimit në Romë, shqiptarit Elvis Demçe, i njohur si ‘Zot i Drogës’.

Piscitelli: "E shfajësuan? Elvisin? Fantastike, hajde,” thotë zëvëndës ministri italian, i cili dha dorëheqjen nga ky post pas publikimit të bisedave.

‘Për sa i përket asaj që u botua në disa organe shtypi, dua të theksoj se nuk më kujtohet biseda, e cila supozohet se ka ndodhur shumë vite më parë dhe sot më ka habitur plotësisht. E ndjej gjithashtu të nevojshme të nënvizojë se distancohem nga përmbajtja serioze bisedës. Në pritje të zbardhjes së çështjes, kam komunikuar dorëheqjen time, me efekt të menjëhershëm, nga detyra e shefit të zyrës së shtypit të ministres Lollobrigida”,- shkruan Paolo Signorelli, zëdhënësi i ministrit të Bujqësisë dhe deputeti i IHD-ve Francesco Lollobrigida.

Kujtojmë se Demçe aktualisht ndodhet në burg për një sërë veprash penale dhe njihej si “Zot” i trafikut të drogës dhe veprimtarive të tjera kriminale në Romë. 

Mediat italiane i kanë bërë jehonë aktivitetit kriminal të Elvis Demçes në Romë. Përmes një artikulli me titull “Droga, mbledhja e borxheve, egërsia. Kështu bota e krimit shqiptar hëngri Romën”, La Republica shkruante disa muaj më parë se historinë e bandave kriminale të Romës që mbushën me drogë kryeqytetin italian. Grupi i shqiptarëve, drejtuesit e bandës Arben Zogu, Dorian Petoku dhe Elvis Demçe, evidentohen si sigures të vendi të rëndësishëm në tavolinën e mafias italine. 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?