E lufton për 4 ditë! Shpresa e re kundër koronavirusit, ja ilaçi që do të përdoret nesër në Itali

22 Mars 2020, 16:37| Përditesimi: 22 Mars 2020, 16:40

  • Share

Një dritë e re shprese për luftën kundër koronavirusit vjen nga Japonia, ku tashmë është provuar një ilaç, i cili rezulton efikas kundër pandemisë. Në fakt, në Japoni vdekjet nga virusi kanë qenë minimale: vetëm 8. Ilaçi tregtohet nën emrin komercial Avigan, me emërtimin shkencor Faripiravir, dhe konsiderohet si një mjet anti-virus farmaceutik, që po përdoret kundër formave të reja të viruseve gripale, të panjohura më parë.

Nisur nga suksesi që ka pasur në Japoni, një nga rajonet e Italisë, Veneto, që është prekur nga pandemia, ka bërë kërkesë për të provuar në mënyrë eksperimentale në pacientët e spitaleve të tij ilaçin Avigan. Kërkesa është miratuar nga enti italian i farmaceutikës dhe, sipas guvernatorit të rajonit, Luca Zaia, ka mundësi që provat të nisin që nga dita e hënë. Edhe shkencëtarët kinezë kanë deklaruar se ky ilaç është efikas dhe mund të luftojë koronavirusin në vetëm katër ditë.    

Komento

Komente

  • Hasani: 22/03/2020 18:09

    Ata qe e hodhen virusin po ata ja kane gjetur edhe vaksinen

    Përgjigju
    • Tani: 23/03/2020 09:12

      I kanë gjetur ilaçin thuaj, se vaksina është dozë e vogël e koronavirusit që injektohet në trup dhe atë e bëjnë kollaj....Të shpresojmë që funksionon.

  • Italia: 22/03/2020 18:00

    AIFA nuk e ka autorizuar kete ilac

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?