E mallkoi nga fëmija, mesfushori i Real Madrid pret në parking lojtarin kundërshtar dhe e godet me grushta

9 Prill 2023, 22:07| Përditesimi: 9 Prill 2023, 22:10

  • Share

Futbollisti i Real Madridit, Federico Valverde tërhoqi vëmendjen e gjithë fansave të futbollit pas grushtit që i dha Alex Baenas në përfundimin e ndeshjes Real Madrid – Villareal që u mbyll me fitoren e miqve 2-3.

Uruguaiani ka pritur lojtarin kundërshtar në parkingun e makinave ku e qëlloi me grusht pas sfidës së humbur, por arsyeja ishin fjalët që Baena kishte thënë ndaj mesfushorit.

Baena duke e ditur se gruaja e Valverdes është shtatzënë i ka thënë atij të qajë sepse fëmija e tij nuk do të lindë.

“Qaj se fëmija yt nuk do të lindë”- kanë qenë fjalët e rënda që futbollisti i Villareal i ka thënë Valverdes.

Pas grushtit Valverde bërtiti: “Më thuaj tani çfarë po thoshe për djalin tim”.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, Baena ka dashur të sqarojë se nuk kishte thënë kurrë ato fjalë: “Jam shumë i lumtur me fitoren mbresëlënëse të skuadrës në një stadium si ‘Santiago Bernabeu’, por në të njëjtën kohë i trishtuar për agresionin e pësuar pas ndeshjes dhe për ato që ai thotë për mua. Është krejtësisht e rreme që e kam thënë këtë.”

Agresioni i Valverdes padyshim që nuk hyn në raportin e arbitrit, pasi ka ndodhur jashtë stadiumit, por gjithsesi vlerësohet skualifikimi i lojtarit për sjellje të dhunshme. Villarreal bëri të ditur se ata janë të gatshëm të raportojnë lojtarin e Real Madrid nëse Baena e dëshiron atë.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sokoli: 11/04/2023 11:24

    Nuk behet fushat me mashtrime po jeni mesu ju duke mashtru e duke grabit ket popull jeni plerat me te ndyr te politikes shit fiqt e mamit pler

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?