E masakroi Berisha në '97, ndërron jetë gazetari Zamir Dule! Kolegu: I pari që guxoi t'i bëjë profil të paautorizuar! Familjarët: Vuajti në vetmi

5 Prill, 09:03| Përditesimi: 5 Prill, 19:13

  • Share

Gazetari Zamir Dule ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare. Ai punoi si gazetar i kronikës se zezë dhe asaj investigative në gazetën ‘Koha Jonë’ në vitet 1993-1997 kur dhe u torturua pas djegies së redaksisë së gazetës 'Koha Jonë'.

Dule ishte shtruar në spital prej 29 shkurtit 2024 pasi vuante nga probleme me zemrën, ndërsa mësohet se ndërroi jetë pas një operacioni.

Varrimi i tij u bë sot në fshatin Miras të Korçës në orën 13:00. Familjarët rrëfejnë se ai mbeti me probleme që pas torturave, ndërsa vitet e tij i kaloi në vetmi. 

Ndërsa një prej kolegëve të tij gazetari Gëzim Hashimi tregon ecurinë e karrierës së Zamir Dules dhe gjurmët që la terrori i SHISH tek jeta dhe profesioni i tij. Ai rrëfen se Zamir Dule gjatë karrierës së gazetarisë botoi edhe disa libra një ndër ta libri “Tmerri i Tropojës” një botim dedikuar ish-presidentit Berisha, i cili ndikoi jo pak për negativisht në karrierën e mëpasshme të tij. Mes kujtimeve qe ai la ishin shumë shkrime artistike, ditare dhe një sërë kronikash investiguese dhe kronika të zeza.

“Një ndër gazetarët e parë që ka shkëlqyer pas viteve ’90. Nga viti ’93 ka qenë korespondenti i parë i Koha Jonë për qarkun e Korcës. Ishte i pari që redaksia e Koha Jone e mori në Tiranë për të mbuluar kronikën e zeze. Punën e përballoi mirë në atë kohë, por pas vitit ’96 investoi shumë në profesion dhe botoi një libër. Në ’97 kulmoi! Zamiri u gjet i vetem në bodrumin e Koha Jonë kur u dogj gazeta. Është torturuar e përndjekur nga policia. I dha goditje të rëndë. Kësaj ngjarje punoi dhe pak kohë, pak muaj por nuk ishte më në gjendje ta përballonte. Pasoja ishte e rëndë. Ishte pena më e mirë e gazetarisë, ka botuar librin “Përbindëshi i Tropojës”. Ka qenë situatë jo shumë e qetë për gazetarët në atë kohë. Ishte i pari që guxoi të bëjë profil të paautorizuar për Sali Berishën”.

Zamir Dule ka qenë korrespondent i gazetës ‘Koha Jonë’ për Korçën fillimisht, e më pas punoi në redaksinë qendrore të gazetës në Tiranë deri në 1997. Aty ku dhe flinte.

Natën e 2 marsit duke u gdhirë 3 mars 1997, gazetari Zamir Dule para vënies së zjarrit të redaksisë së KOHA JONE nga SHIK-u, Policia dhe Garda e Republikës, u mor me forcë nga zyrat e gazetës, bashkë me punonjësin tjetër Anesti Nikolla, dhe u rrah e torturoi në qelitë e Komisariatit Nr.3 të Policisë në Tiranë. Që prej asaj nate makabre për median e lirë, gazetari Zamir Dule u mënjanua nga gazetaria, pas pasojave ç’njerëzore ndaj tij prej shikasve të SHIK-ut.

Prej kohësh ai vuante nga sëmundja në zemër dhe familjarët e tij shpesh kishin bërë thirrje për ndihmë.

Ne nje rrefim të Andrea Dimushi, ish-drejtues ne poste te larta ne SHIK-un e Bashkim Gazidedes dhënë në maj 2015 për gazeten "Dita"  tregon një të vërtetë të madhe, të dhimbshme e kriminale të kohës së Bashkim Gazidedes e të pushtetit të Sali Berishës, (në atë kohë president) në mandatin e parë 1992-1997 ku tregon me gojen e tij se është thirrur nga Bashkim Gazidede për të organizuar Shërbimi Sekret Shqiptar djegien e gazetes më të madhe të pavarur "Koha Jone" të asaj kohe. 

Ndërkohë përmes një postimi në Facebook,në mars 2016 ish-shoqëruesi i Berishës, Izet Haxhia tregonte se gazeta më e madhe në vitet ’90 u dogj me urdhër të Sali Berishës, ish-presidentit të asaj kohe. 

Qeveria e kryeministrit të kohës Fatos Nano i akordoi gazetarit Zamir Dule pension special, në shenjë vlerësimi për punën në kushte të përndjekjes dhe sidomos për torturimin e tij nga struktura policore. Kohë pas kohe. Zamir Dule është bërë objekt diskutimesh, madje edhe në rangjet politike, si gazetari simbol i një rregjimi hakmarrës ndaj gazetarëve. 

Ora 17:42
Ditët e fundit të Zamir Dules, përlotet i vëllai: Që pas torturave s’ka bërë jetë të qetë! Përmendte SHIK-un dhe frikësohej

1712331860_dule.JPG

Tronditjen psikologjike te torturave nga SHIK ndaj gazetarit Zamir Dule që ndërroi sot jetë e pohon edhe vëllai i tij Pëllumb Dule i cili thotë se vazhdimisht në mënyrë të pavullnetshme thoshte nga tronditja se po na vjen ShIK-u.

 “Që kur u godit si gazetar që atëherë nuk ka bërë një jetë të tij lirshëm të qetë. Sa herë fliste jo SHIK-u, kishte frikë akoma, e kishte atë e dinë e SHIK e të asaj që i bënë atje. Më të keqe se ai s’ka pasur njeri në botë”, tha ai vëllai Pëllumb Dule.

“Jetonte në kushte shumë të vështira”, shtoi ai.

Ndërsa motra Zhaneta Mersini tregon momentet e fundit të vëllait të saj dhe thotë se ai donte shumë të jetonte pavarësisht gjendjes shëndetësore.

“I erdhi e papritur. Kur erdha unë e gjeta të ënjtur, kishte shkuar në urgjencë i kishin dhënë mjekime për të ftohur. I bënë mjekime nuk i bënë gjë. Më merr vëllai në telefon më thotë hajde se Zamiri është shumë sëmurë. Erdha e mora e çova në Korçë në Senatorium. E mbajtën 10 dit aty dhe nuk kishte përmirësim fare. Kishte një valvul të bllokuar e çuam në kardiologji. Aty e mbajtëm përsëri 10 ditë. Filloi një ç’enjtje të trupit.  Nuk kishte ndonjë përmirësim kushedi.

Një ditë më parë i ra oksigjeni, e kam çuar në spital. Doktori i zemrës më tha që ka shumë si Zamiri që presin të sëmurë. Zamirin mund ta mbaj mend edhe pasi doli nga operacioni që i vunë valvulës qe shumë i kënaqur i gëzuar, shpëtova tha. Mirëpo ndodhi një tjetër problem ndërkohë që Zamiri kishte marrë shkarkues dhe hollues gjaku, holluesit i dëmtuan trurin dhe pësoi hemorragji cerebrale. Zamiri i kaloi ditët në vetmi, i mbyllur në vetvete, me punët e shtëpisë. Nuk donte të fliste shumë me njerëzit, ishte i vetmuar.”

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • The Washington: 05/04/2024 21:31

    Po si ka mundesi s’esht denuar asnje. Si u torturoka Shqipetari ne mes te Shqiperis e nuk mban njeri pergjegjesi. Po Ai plaku Mere kur do denohet qelbesira….. po c’faj ka Ai, atje populli vet esht bastard. Per hater te Shefit ben trimin si sherbetor i devotshem dhe vret dhe baben dhe q. Nanen e vet per karrier

    Përgjigju
  • Or tej: 05/04/2024 13:08

    Ne cdo lajm Berisha or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?