E mbajti peng për lekët, arrestohet në Korçë pronari i një dyqani

22 Gusht 2020, 17:02| Përditesimi: 22 Gusht 2020, 17:25

  • Share

Një 40 vjeçar në Korçë i quajtur Klodian Fautllari është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të bëjë vetëgjyqësi.

Personi në fjalë ka mbajtur peng në dyqanin e tij 52-vjeçarin K. K, duke i hequr lirinë për rreth 30 minuta, me pretendimin se ky i fundit i kishte borxh një sasi lekësh të cilën ende nuk ia kishte shlyer.

Tani Futllari do të përballet në gjykatë me akuzën “Vetëgjyqësia” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?