E mërkura sjell reshjet e shiut, në fundjavë rikthehet dielli dhe temperaturat e larta

18 Maj 2020, 20:39| Përditesimi: 18 Maj 2020, 20:47

  • Share

E mërkura do të sjellë sërish reshjet e shiut dhe uljen e temperaturave në të gjithë territorin. Por luhatja e temperaturave sipas meterologes, Adiola Bani, do të zgjasë shumë pak, pasi në fundjavë  moti do të përmisohet sërish dhe temperaturat do të jenë 29-30 gradë celsius.

Për sa i përket muajve në vazhdim, Bani u shpreh se maji paraprin një verë me temperatura të larta, ku gushti parashikohet të jetë muaji më i nxehtë.

“Kjo javë nis me vranësira kur herë pas herë do të kemi dhe interval me kthjellime. Do ndjemë edhe temperaturat më të larta. E thënë në gjuhë popullore do të ketë një lloj  zagushie e cila do të pasohet edhe gjatë fundjavës. Edhe dita e sotme vijon të jetë e nxehtë. E njëjta do të jetë edhe gjatë ditës së martë. Gjatë ditës së martë do të kemi dhe shfaqje të reshjeve. Dita e mërkurë do të jetë ajo që do të sjelle më shumë ndryshim. Do të kemi vranësira më të shpeshta dhe reshje në të gjithë territorin, pavarësisht se do të jenë afat shkurtra. Dita e mërkurë dhe enjte nuk do të sjellë vetëm reshje në të gjithë territorin, por edhe prezencë të vranësirave të shpeshta dhe rënie të temperaturave. Krahasuar me ditën e sotme do të jenë 10 gradë më pak duke bërë që maksimumi të jetë rreth vlerës 27 gradë Celsius. Do kemi freskim të motit por që fundjava do sjellë sërish përmisim të temperaturave duke ju afruar vlerave 29-30.  Këto temperature nuk janë aspak normale për muajin që ndodhemi. Vlerat klimatike janë 10 gradë më të larta. Nga normalja 26 gradë kemi përjetuar temperature deri në 35-36 gradë. Pjesa më e madhe e jugut të Evropës është përfshirë nga temperature të larta. Më të larta kanë qenë në Turqi. Muaji maj parashikohet të mbyllet me temperature të larta. Muaji maj paraprin një verë të nxehtë me temperature të larta. Periudha më e nxehtë pritet të jetë muaji gusht”,  tha meterologia, Adiola Bani.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?