Paçka humbjes 2-1 kundër Dritës, kjo e mërkurë ka qenë unike për Ilir Dajën, trajnerin e Ballkanit. Këtë mesditë ai drejtoi ndeshjen e 500-të në karrierën e gjatë si trajner. 57-vjeçari e nisi gjithçka me Pogradecin në 2004, për të vijuar më pas edhe me Elbasanin si kampion, Dinamon, Besën, Tiranën, Skënderbeun, Flamurtarin, Partizanin dhe Ballkanin. Në stolin e kampionëve të Kosovës, Daja ka prej 5 janarit 2022 dhe i ka drejtuar në 103 ndeshje, më së shumti në karrierën e tij në stol.
Lajmi kryesor:
Tiki-taka intelektuale, Drita përmbys 2-1 Ballkanin në derbi! Krizë te kampionët e Kosovës, Daja 500 ndeshje në stol
S.Dh/ReportTv.al