TIRANE- Shoqata Shqiptare e Bankave njofton të gjithë pensionistët që e marrin pensionin në bankë se do të jetë kjo e fundit që do t'ua dërgojë në banesë pas masave që vendosi qeveria për të mos i lejuar që të dalin nga shtëpia.
"Në vijim të zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria për situatën e krijuar nga koronavirusi, ju bëjmë me dije se Shoqata Shqiptare e Bankave në bashkëpunim me strukturat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë (MFE) po punon për shpërndarjen e pensioneve për ata pensionistë që nuk mund ta tërheqin dot në bankë.
Lidhur me shqetësimin e krijuar ditët e fundit për pamundësinë e daljes së pensionistëve për të tërhequr pensionin pranë bankave, Shoqata Shqiptare e Bankave, në dakordësi me MFE, ka rënë dakord me bankat që të gjejnë mundësinë për t’ua dërguar në shtëpi pensionin atyre që nuk shkojnë dot në bankë.
Shërbimi do të organizohet nga strukturat e secilës bankë. Janë të lutur të gjithë ata pensionistë që nuk kanë mundur të tërheqin pranë bankës pensionin e tyre, të komunikojnë direkt me bankën, e cila do të ndërmarrë menjëherë masat përkatëse për dërgimin e tyre pranë banesës. Numrat e telefonit për të kontaktuar bankën janë:
BANKA KOMBËTARE TREGTARE (BKT): | 042266288 |
CREDINS BANK: | 042274777; 045353000 |
UNION BANK: | 042389111; 042248938 |
FIBANK: | 042274510; 08000111 |
Është thelbësore të theksojmë për të gjithë pensionistët që me durim të presin zgjidhjen e kësaj situate.
Shëndeti i pari" mbyllet njoftimi.