Jasmina dhe Ardian Bujupi

E mohuan, por ‘dashuria’ nuk fshihet! Ish-konkurrentja e ‘Përputhen’ dhe këngëtari dalin hapur? ‘Çmenden’ fansat

31 Mars 2022, 08:06| Përditesimi: 31 Mars 2022, 08:07

  • Share

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” Jasmina dhe këngëtari Ardian Bujupi janë përfolur prej kohësh tashmë se janë në një lidhje dashurie me njeri-tjetrin, por asgjë nuk ishte konfirmuar zyrtarisht.

Ndërkohë, së fundmi, në një intervistë, Jasmina tha se ka vendosur që jetën e saj ta mbajë private dhe mos të ndajë më detaje me publikun, por duke mos mohuar shkëndijat me këngëtarin e njohur.

Mirëpo, nga ana tjetër, një reagim më i qartë ka ardhur nga ana e këngëtarit. Burime të afërta me këngëtarin thanë për “Indeksonline” se artisti nuk është në një lidhje dashurie, duke mohuar lajmet që kanë qarkulluar gjatë këtyre ditëve.

“Jo, Ardiani nuk është në lidhje dashurie me Jasminën as me këdo tjetër. Ai është ‘single”, tha burimi duke shtuar se momente e nxehta mes dyshes kanë ndodhur gjatë xhirimeve të klipit të tij.

Lidhja e mundshme u mohua, por pamjet e fundit kanë ngritur sërish dyshimet e fansave.

Jasmina ka udhëtuar drejt Gjermanisë për të takuar Ardianin, madje të dy kanë ndarë video të njëri-tjetrit në InstaStory. Ata kanë dalë gjatë mbrëmjes së bashku dhe sigurisht story-t i shoqëronte kënga e re e Ardianit me modele Jasminën.

Tani fansat duan të dinë më shumë!

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?