Kronikë
Top 24

E mori rrjedha e lumit Shkumbin, familja e 77-vjeçares hap dyert e mortit! Nuk gjendet trupi

3 Qershor 2019, 15:15| Përditesimi: 3 Qershor 2019, 15:21

  • Share

Një 77-vjeçare prej ditësh rezulton e zhdukur, pasi është rrëmbyer nga ujërat e lumit Shkumbin, i cili kalon pranë banesave të fshatit Cermë e Sipërme e Bashkisë Divjakë.

Pas orëve të tëra kërkimi nga banorët dhe familjarët e saj, nuk është mundur të gjendet as trupi i saj. Familja Tirollari ka hapur dyert e mortit prej dy ditësh, ndërkohë që autoritetet vendore kanë kërkuar edhe ndihmën e polumbarëve për të mundësuar një kërkim më të specializuar.

Kërkimet janë vështirësuar edhe më shumë për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve.

Polumbarët e Reneas janë shpërndarë në disa pika për të kërkuar trupin e të moshuarës. Sipas familjarëve ajo vuante edhe nga probleme të shëndetit mendor.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?