Kërkimet e palombarëve

E mori rrjedha në kanionet e Osumit, gjendet pas 3 ditësh trupi pa jetë i turistit Holandez

11 Maj 2023, 15:55| Përditesimi: 11 Maj 2023, 16:03

  • Share

Pas kërkimeve të shumta nga palombarët e RENEA-s, si dhe efektivët e policisë Skrapar gjendet trupi i pajetë  i turistit holandez 67-vjeçari Jules Schurmans.

Jules Schurmmans, 68 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, Helma Schurmmans, 64 vjeç, ishin futur  në kanionet e Osumit për t’u larë. Rrjedha e ujit mori 68-vjeçarin, ndërsa bashkëshortja e tij ka arritur të dalë nga lumi. Ajo u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Trupi i tij i pa jetë ishte zhdukur prej 3 ditësh nga rrjedha e ujit. 

64-vjeçarja  mundi të shpëtonte falë ekipit të Rafting të cilët i dhanë ndihmën e parë.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?