E moshuara, 85 vjeç, u shpëtua pas 107 orësh e bllokuar në rrënoja nga t tërmeti tragjik, nga i cili numërohen mbi 22 mijë viktima nga të dyja vendet e prekura. Ky është momenti kur një grua e moshuar u tërhoq nga rrënojat e një pallati të rënë pas katër ditësh që ishte e bllokuar. Gruaja, Zeynep, u shpëtua nga qyteti Adiyaman në Turqinë juglindore.
Pamjet e shpërndara nga Humanitarian Relief tregojnë 85-vjeçaren e ulur me një batanije të mbështjellë rreth gjunjëve ndërsa shpëtimtarët punojnë aty pranë.
Ajo është një nga qindra që janë nxjerrë nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara në Turqi që nga tërmetet që goditën të hënën.
???? The 107th hour and the never-ending struggle..
— Humanitarian Relief (@IHHen) February 10, 2023
We rescued 85-year-old Aunt Zeynep alive from the rubble 107 hours after the earthquake ????
???? Adıyaman, Mara Neighborhood #earthquake pic.twitter.com/kTofdcS1ne
Lajmi kryesor:
Mbi 23 mijë viktima nga tërmetet në Turqi e Siri! Ka ende shpresë për të mbijetuarit! Damasku u thotë ‘po’ ndihmave ndërkombëtare
F.D/ReportTv.al