TIRANE-Zgjidhet problemi për të moshuarën që ishte braktisur dhe jetonte në kushte përtej imagjinatës në fshatin turistik Piqeras të Lukovës. 80-vjeçarja Lefteria Qendrothanasi ishte braktisur nga familjarët por edhe nga institucionet shtetërore që e kanë për detyrë kujdesin ndaj personave vunerabël.
Report Tv ishte sot në Piqeras duke sjellë pamje dhe dëshmi të banorëve me apelin që të gjendet sa më shpejt zgjidhja për të. Dhe zgjidhja nuk vonoi, pas transmetimit të kronikës në Report Tv, drejtoria e Kujdesit Shëndetësor në Vlorë ndërhyri dhe ambulanca mori të moshuarën duke e dërguar në spitalin e Sarandës për të parë gjendjen shëndetësore.
Të moshuarës mizat dhe insektet i kishin mbuluar trupin. Lefteria qëndronte natë e ditë jashtë në gjendje të mjeruar. Skena surreale luhej në sytë e të gjithëve: Institucioneve, familjarëve e banorëve të fshatit turistik Piqeras në Lukovë. 80-vjeçarja Lefteria Qendrothanasi qëndronte prej shumë kohësh në këtë gjendje, e braktisur e në mjerim.
"Shumë e vështirë është situata, ka një muaj këtu, që kur kam ardhur nga Greqia e kam gjetur kështu në këtë gjendje, nuk ka njeri kush ta lajë dhe ta ushqejë, bërtet, është e sëmurë, ka nevojë për ilaçe. Qeveria, shoqatat ta ndihmojnë" tha një banore.
Ndërsa një tjetër banor ngriti alarmin "Është në një gjendje jashtëzakonisht të keqe, është për t'u tmerruar, i ka dalë zorra e trashë, është me krimba, këtu në Piqeras do të plasë epidemia, shteti duhet të bëjë dicka".
Tre vite më parë u dogj shtëpia e saj, dhe këtu nisën peripecitë e mundimshme. Njësia administrative Lukovë, tha se e ka dërguar asokohe në azil, por e moshuara nuk qëndroi. Më pas është caktuar si kujdestare, kunata e saj. E pyetur nga Report tv, Androniqi Qendrothanasi tha se ka të pamundur të kujdeset për 80 vjecaren, edhe pse paguhet për këtë punë.
"Kujdesimi, mbrëmë i shpura batanije, por nuk dëgjon dhe bën c'i thotë mendja. Unë vjet e dërgova në azil në Tiranë, por u kthye mbrapsht. Kur erdhëm këtu më tha më grinë mizat, të të grinë i thashë, se unë të dërgova atje të jesh me doktor dhe pastërti. Unë mundohem por nuk më lënë edhe të tjerët, me ctë drejtë më hapën derën dhe e nxorën përjashta, se unë brenda do e laj, nuk do ta laj në rrugë" tha ajo.
Në përpjekje për të ndihmuar këtë të moshuar, Report Tv komunikoi në telefon me Adi Boçin kryetarin e njësisë administrative Lukove. Ai tha se është vënë në lëvizje, por pret zgjidhje nga eprorët në bashkinë e Himarës.
"Kemi ditë që komunikojmë me kunatën e vet i kemi bërë veprimet kjo është punë qe ka ndodhur javën e fundit që ka dalë nga banesa që në gjendjen ku ka qenë me institucionet shpresojmë ti japim një zgjidhje që sot po komunikojmë kështu që mendojmë ti japim një zgjidhje shpejt" tha ai.
Nuk kaluan shumë orë dhe pas transmetimit të kronikës në Report Tv, shteti ndërhyri për të bërë detyrën që i takon duke transportuar të moshuarën për në spitalin e Sarandës.
E gëzuar që më në fund nuk ndodhet jashtë dhe po merr mjekim, e moshuara Lefteria Qendrothanasi falenderoi gazetarin e Report Tv Limos Didani që përcolli gjendjen ku qëndronte prej kohësh dhe apelin për ndihmë duke sjellë reagimin e shtetit. "Eja të të puth një cikë që të qau syri për motrën tënde" iu drejtua 80-vjeçarja gazetarit. Report Tv e ndoqi transportin me ambulancë dhe dërgimin në spital të së moshuarës ku tani është nën kujdesin e mjekëve.
Keshtu kemi nja 7 apo 8 ne Tirane, madje njeri qendron te stolat ne hyrje te Bulevardit te Ri te ish stacioni i Trenit dhe kur fle i del sipas rastit ose bytha ose hallatet nga pantallonat sa shpeshhere detyrohemi kur kalojme te therrasim Policine per ta larguar pasi ka shume gra dhe femije. Por mesa duket ju tv te lali erit nuk ju a ka zene syri dhe shyqyr qe gjetet nje plake nga Bregu dhe beni show.
PërgjigjuRaste te tilla ka ne gjithe Evropen edhe ne vendet me te zhvilluara i sheh ne Gjermani rrugeve duke fjet. Shteti i ka dhene azil qe ajo vete e ka refuzuar duke u larguar dhe me vone shteti paguan kujdestaren per te. Ca te bej me shteti? Nuk mundet te te mbaj ne azil me force sepse ka ligje per kete pune, nuk ka njeri qe firmos per te mbajt dike kunder deshires se shkon ne burg. Ngelem duke u ankuar tek shteti po femijet e saj qe e kane nxjerre ne rruge nuk kane faj? Turp tu vij rrogen e kujdestarise e marrin por e kane lene ne rruge. Nese ka te meta mendore dhe i duket rruga si shtepia ateher ti bejne kontrrollin mendore tek mjeku. Mos u habisni, kjo eshte fytyra e vertet e shkerdhatosise te pas 90 ku njeriu ha njerine, nuk duan te dine as per nene e baba lere me moter e vella. Shoqeri e denigruar kopje e shemtuar e Evropes ku pleqte shihen si ngarkese prandaj i lane ti vdiste kovidi.
Përgjigju:(:(:(:(
PërgjigjuKu eshte Elvis Naci bashke me Sidrit Bejlerin qe na e heqin veten si bamires te medhenj?
PërgjigjuNe p. te motres tate Landi, vetem se prishe gojen. Shko merrja ne goje Elvis Nacit, bamiresit te mamit tend
Ne p.. te motres tende jan . Po pse o legen ne cdo cep te shqiperis te jet vis naci ? Nuk ke njerez tjer ky vend po nje njeri te merret me gjith njerzit ? Nuk esht kryeminister naci o k..
Ne dhermi do jene me ate gangsterin qe kemi per kryeminister, andej do jene, po bejne bilancin e vitit buze detit
SHTETI ta marre dhe ta dergoje ne azil dhe ta trajtoje si njeri,,ky eshte nje turp per ministrine e shendetsise dhe sociale...
PërgjigjuPo cfare shkruan moj shoqe Vera shteti nuk mund te mbaj me force njerez ne azilin e pleqve, nuk e lexove qe ishte larguar nga azili? Nuk jemi me ne kohen e xhaxhi qe kur merrte veshe qe djemte linin nenen ne mes te rruges te bente mbledhje para lagjes e para fabrikes ku punoje e do jepje llogari se ndryshe ju priste k@qet qe jua kishte dhene e jema. Sot jemi ne demokraci per kete luftuan ti shk*rdhejme nenen njeri tjetrit.
Po ku ka shtet ketu o vera? Ketu ka shtet hajdutesh,vrasesish,mafiozesh,korrupsion i gjalle qe nuk iu behet vone per kete e shume e shume te tjere. Ky eshte shtet kodoshesh. Apo ka ojq islamike qe nuk dine gje tjeter veç te ngrene b*then perpjete e te bejne propagande fetare e ti lepijne te ndenjur qirjejanullatosit. Shtet I marr fund,popull i mjeruar.