Sport

E mposhti me Napolin, Allegri i kërkon llogari! Spaletti: Njëherë që fitoj unë mos më bëj moral

12 Shtator 2021, 10:27| Përditesimi: 12 Shtator 2021, 12:09

  • Share

Juventus është mposhtur për herë të dytë brenda 3 javëve kampionat. Në supersfidën kundër Napolit ‘zonja e vjetër’ është përmbysur me shifrat 2-1 në një sfidë ku kishte 8 mungesa për shkak të futbollistëve latin që u rikthyen vonë nga kombëtaret.

Në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’ të besuarit e Allegri-t shënuan të parët me Morata-n në minutën e 10 pas një gafe të Manolas. Nga ky moment Napoli mori kontrollin e lojës dhe pas dominimit barazuan vetëm në minutën e 57 me Politanon. Për të përmbysur shifrat mendoi Kulibali i ndihmuar edhe nga Moise Kean. Kjo disfatë e zhyt Juventusin në vendet e fundit me vetëm 1 pikë në 3 javë kampionat, ndërsa Napoli momentalisht udhëheq Seria A me pikë të plota. Fitorja e të kaltërve ka acaruar Allegrin, që ka shkuar t’i kërkojë llogari Spalletit për protestat ndaj arbitrit gjatë lojës. Nga mediat italianë mësohet se në dhomat e zhveshjes Spalleti i është kthyer Allegrit duke i thënë se ‘nuk është mirë t’i bëjë moral njëherë që ai fiton’, pasi në shumicën e rasteve trajneri i Juves ka dalë fitues.

Sakaq Atalanta është mposhtur në shtëpi me shifrat 1-2 nga Fiorentina. Fillimisht shifrat i zhbllokoi Gjimshiti, por goli u anulua nga VAR, ndërsa më pas ‘vjollcët’ realizuan dy herë me Vlahovic me penallti. Njërën prej tyre shkaktoi Berat Gjimshiti.

Ndërkohë në Premier League Chelsea fitoi pastër 3-0 kundër Aston Villa-s falë një dopietë të Lukaku-t. Bomberi belg shënoi golin e parë dhe të tretin që ishte një supergol, ndërsa rrugën e rrjetës e gjeti edhe Kovacic.

Aktualisht Chelsea ndodhet në vendin e dytë me 10 pikë, po aq sa Manchester United që më herët shkatërroi Neëcastle me shifrat 4-1. Dy prej këtyre golave u realizuan nga Cristiano Ronaldo në nddeshjen debutuese pas rikthimit në Old Traford.

Ne.k./KT/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?