Distria Krasniqi dhe festa me 'shqiponjë'

E mrekullueshme/ Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Paris, feston me 'shqiponjë'

4 Shkurt 2023, 18:59
  • Share

Shqiptarja e Kosovës, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e xhudos në Paris. Sportistja ka shkëlqyer në Europë, teksa në finale ka mposhtur hungarezen Reka Pupp.

Për Krasniqin kjo është medalja e katërt e artë në karrierë gjatë një Grand Slami të përmasave të tilla. Xhudistja shqiptare në vitin 2020 u shpall kampione pikërisht në Paris për herë të parë, teksa një vit më pas fitoi në Hungari. Në qershorin e vitit të shkuar, Krasniqi do triumfonte sërish në Grand Slamin e Tbilisit në Gjeorgji, teksa këtë vit në Paris merr medaljen e katërt të artë në sportin e xhudos.

Pas triumfit kundër hungarezes, Krasniqi ka festuar duke bërë simbolin e "shqiponjës", teksa flamuri i Kosovës u ngrit mbi atë hungarez, izraelit dhe francez.

Flamuri i Kosovës

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tej: 05/02/2023 00:32

    Neser tek kryeministri per dekorate or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?