Sport

E ndali në derbi, Torino ngacmon sulmuesin e Juventusit Vlahovic: 10 gjërat që Bremer futi në xhep

19 Shkurt 2022, 11:56| Përditesimi: 19 Shkurt 2022, 12:07

  • Share

Torino prej shumë sezonesh nuk fiton në derbi kundër Juventusit, por në ndeshjen e parë të kësaj jave në Seria A bardhezinjtë u ndalën në një barazim 1-1, duke marrë një goditje të fortë për vazhdimësinë, por edhe në ‘luftën’ për të siguruar një vend në Champions League.

Meritë për këtë kishte absolutisht Belotti, sulmuesi që realizoi golin e barazimit për Torinon, por deçiziv ishte mbrojtësi Bremer, i cili anuloi totalisht yllin serb të Juves Vlahovic. Aq shumë e mbuloi Bremer Vlahovic-in saqë në fund të ndeshjes trajneri i Juventusit Allegri u shpreh se “bomber bëri gjithçka keq në këtë 90 minutësh”.

Pas ndeshjes rrjetet sociale janë tallur jo pak me Vlahovic, i cili në janar i kushtoi Juventusit 91 milionë euro duke përfshirë bonuset dhe komisionet. Në këtë listë futet edhe Torino, por pa përmendur emrin e sulmuesit. Në ‘Tëitter’ klubi ‘granata’ shkruajti në formë pyetese se ‘kush janë 10 gjërat që Bremer ka futur në xhep’, ndërsa padiskutim që komentet e shumë tifozëve bënin tag Vlahovic-in.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?